Dëmtimi i frikshëm në sfidën ndaj Vllaznisë, Tirana zbulon gjendjen e mesfushorit Giamfi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 21:54

Dëmtimi i frikshëm në sfidën ndaj Vllaznisë, Tirana zbulon gjendjen e mesfushorit Giamfi

Futbollisti i Tiranës, Isak Giamfi, pësoi një dëmtim të frikshëm në minutën e 67-të të sfidës ndaj Vllaznisë, teksa u rrëzua keq gjatë një dyluftimi, duke u dërguar me ambulancë fillimisht drejt spitalit të Shkodrës.

Demtimi-i-Gamfi

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Tiranës bën me dije se Giamfi, është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të vijojë të mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Klubi i Futbollit Tirana njofton se:
Pas një kujdesi intensiv nga stafi mjekësor i Spitalit Salus, lojtari Isaac Gyamfi është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në fushën e lojës, në ndeshjen e datës 21/11/2020, KF Vllaznia-KF Tirana. Gyamfi do të vijojë të mbahet në vëzhgimin e mjekëve të ekipit duke mos neglizhuar asnjë moment shëndetin e tij. KF Tirana falenderon spitalin Salus për gatishmërinë që tregojnë gjithmonë ndaj lojtarëve dhe stafit bardheblu.
Gimafi
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"