Dëmtimi i frikshëm ndaj Torinos, ja sa do të mungojë Elseid Hysaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 16:40

Dëmtimi i frikshëm ndaj Torinos, ja sa do të mungojë Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj pësoi një dëmtim horror në sfidën e djeshme ndaj Torinos, pas një dyluftimi me Ansaldin, teksa la fushën e lojës me barelë.

Hysaj demtimi

Analizat e para konstatuan se shkodrani ka probleme me dërrasën e kraharorit, teksa mediat italiane raportojnë se Hysajt do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 1 muaj.

Hysaj555

Shkodrani nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Edi Reja për 2 sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë, teksa do të qëndrojë në Napoli për t’u rikuperuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"