Dëmtimet te Milani, Afrika “e zezë” për skuadrën e Piolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 11:24

Dëmtimet te Milani, Afrika “e zezë” për skuadrën e Piolit

Lajm i pakëndshëm për Milanin vjen nga Kupa e Afrikës. Gjatë 1/8-ave mes Bregut të Fildishtë dhe Egjiptit, të fituar nga egjiptianët me penallti, mesfushori i kuqezinjve, Frenk Kesi, u lëndua pas 30 minutash duke kërkuar edhe zëvendësimin.

kesi

Stafi mjekësor i kuqezinjve tashmë ka kontaktuar me atë të kombëtares së Bregut të Fildishtë dhe nga të dhënat e para duket se bëhet fjalë për një traumë në brinjë për t’u vlerësuar në kthimin e tij në Milano me teste instrumentale specifike.

Një tjetër lajm i keq që vjen nga Afrika është ai në lidhje me Fode Balo Turenë. Senegalezi u dëmtua me kombëtaren në ndeshjen kundër Kepit të Gjelbër dhe nga problematika e hasur mund të thuhet se turneu për të ka mbaruar.

Ai ka një tërheqje në muskujt e brendshëm të kofshës së djathtë e do t’i duhen tri javë përpara se të rikthehet në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"