Dëmtimet s’kanë të mbaruar te Juventusi, mallkimi godet edhe mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 9:59

Dëmtimet s’kanë të mbaruar te Juventusi, mallkimi godet edhe mbrojtësin

Mallkimi i dëmtimeve nuk ka ndër mend që të rresht në shtëpinë bardhezi. Jo vetëm problemet në sulm, por ndërkohë Masimiliano Alegri duhet të shqetësohet edhe për repartin e mbrojtjes.

Alegri finale 2017

I fundit që ka shkelur në infermieri është Matia De Shiljo. Mbrojtësi i djathtë është mungesa e radhës që i shtohet Juventusit, në pritje të ndeshjes së radhës në kampionat, kundër Atalantës.

Ish-milanisti mungoi në seancën e ditës së djeshme, si rrjedhojë e një traume me pasojë ndrydhjen e muskujve të kofshës së majtë, të mbartur që nga derbi i fundjavës së kaluar.

DV8lekvW4AE39we

Futbollisti do të vazhdojë të mbahen nën vëzhgim nga stafi mjekësor dhe, për momentin, nuk ka një afat të saktë mbi rikthimin e tij.

Në ditët në vazhdim, ai do t’u nënshtrohet analizave të tjera për të konfirmuar rëndësinë e problemit, apo edhe rezultatin e mundshëm që mund të japin kurat riaftësuese, për të kuptuar rikthimin e tij në fushat e lojës.

higuain juve totenhem

Për momentin, e sigurt është që Matia De Shiljo do të mungojë, kundër Atalantës. 25-vjeçari është lojtari i 16-të juventin, që sivjet është përballur me të paktën një dëmtim dhe si rrjedhojë e këtyre problemeve, ai ka humbur deri në këtë pjesë të sezonit 13 ndeshje sezonale (2 në Champions, 9 në kampionat dhe 2 në Kupën e Italisë).

Aktualisht, së bashku me De Shiljon, në infermieri qëndrojnë Bernardeski, Higuain dhe Kuadrado. Lajmi i mirë është se mbrojtë- si Benedikt Hëvedes, mesfushori Blez Matuidi dhe sulmuesi Mario Manxukiç janë rikthyer rregullisht në stërvitje dhe pritet të jenë të paktën në pankinë, për ndeshjen me Atalantën.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"