Dëmtimet shqetësojnë Skënderbeun, Julian Ahmataj: Ja çfarë dua ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 8:39

Dëmtimet shqetësojnë Skënderbeun, Julian Ahmataj: Ja çfarë dua ndaj Vllaznisë

Julian Ahmataj kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen e së dielës në kampionat kundër Vllaznisë, që do të luhet në orën 16:45 në stadiumin e Korçës. Pavarësisht mungesave dhe dilemave në formacion, trajneri i Skënderbeut sqaron se diçka e tillë nuk do të ketë aspak ndikim nëse ekipi luan me të njëjtën përgjegjshmëri si ndaj Teutës.

Ahmataj

Për Skënderbeun fitorja është gjithmonë objektivi kryesor, pavarësisht kundërshtarit me të cilin luan. “Ndeshjen e së dielës ekipi e ndjen mjaftueshëm edhe për faktin se është e para që luajmë në Korçë për këtë kampionat. Do të jem i kënaqur nëse ekipi do të japë atë që dha në Durrës përballë Teutës. Këtë e them me bindje të plotë sepse duke ditur cilësinë e skuadrës që stërvis, nëse nuk na mungon përqendrimi, mund të bëjmë rezultate të mira. Vllaznia e ka nisur mirë kampionatin, duke arritur të marrë fitore që në ndeshjen e parë.

Një nisje e tillë të jep motiv dhe normalisht të heq presionin e pikëve nga ndeshja e radhës. Megjithatë, mbetet një kundërshtar shumë i vështirë për vetë faktin se është ekip që ka ndryshuar shumë me sezonin e kaluar. Kjo bën që të mos e njohim dhe të kërkojmë të studiojmë lojën e saj jashtë fushe. Përpos të gjithave, Skënderbeu mbetet Skënderbeu dhe normalisht që hyn në fushë për t’ia dalë me sukses në çdo ndeshje. Ky është objektivi dhe motivi jonë këtë sezon. Pavarësisht se objektivat i kemi të ndryshëm nga vitet e tjera, duam që të bëjmë mirë në çdo ndeshje”, deklaroi fillimisht trajneri Ahmataj për “Panorama Sport”. Skenderbeu56

MUNGESAT

Ndeshja në Durrës solli probleme për Skënderbeun, edhe pse u mor një pikë. Dëmtimi i mesfushorit Randi në pjesën e parë dhe gjithashtu dje në stërvitje e mbrojtësit të majtë, Govori, shton problemet në kampin bardhekuq. Një lajm i mirë për Ahmatajn është rikthimi i mesfushorit Shqiprim Taipi nga pezullimi, ndërsa probleme është krahu i majtë i mbrojtjes, pasi edhe Mërgim Shala që mund të luante në atë rol, nuk është ende gati prej dëmtimit.

“Probleme kemi disa për momentin. Pas mungesave të disa lojtarëve në ndeshjen e parë, tani na janë shtuar edhe dëmtimet e dy futbollistëve. Randi dhe Govori me shumë mundësi nuk do të jenë në dispozicion për Vllazninë. Këto probleme tregojnë faktin që ne jemi një ekip me element të rinj, por të brishtë, me lojtarë që nuk e njohin mirë ngarkesën që shkakton Kategoria Superiore. Shpresoj që të rikthehen shpejt në dispozicion, pasi duhet të jemi sa më të plotë për këtë se- zon. Nga ana tjetër ,do të mun- dohemi që të gjemë balancat e duhura në fushë”, përfundoi kreu i pankinës.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"