Dëmtimet shqetësojnë Cungun para Bylisit, Laçi pa katër lojtarë drejt Ballshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 11:23

Dëmtimet shqetësojnë Cungun para Bylisit, Laçi pa katër lojtarë drejt Ballshit

Laçi është një nga skuadrat e cila ka bërë lëvizje të shumta në organikën e saj. Megjithatë, nëse shpesh ka skepticizëm për afrimet e kryera, emrat e transferuar në ekipin kurbinas e rendisin këtë të fundit mes pretendentëve për të synuar shumë këtë edicion.

Laci

Mirëpo, në këtë start sezoni, trajneri Cungu nuk e ka luksin e një organike të plotë. Për ndeshjen e parë ndaj Bylisit, tekniku i Laçit nuk do të ketë në dispozicion katër futbollistë: Shehu, Kërçiku, Teko si dhe Harmon. Ky i fundit pësoi dëmtim në ndeshjen kundër Tiranës.

FORMACIONI – Trajneri Cungu ka saktësuar edhe formacionin me të cilin do të sfidojë sot Bylisin. Nga sa është provuar gjatë stërvitjeve të fundit, është lënë të kuptohet se kurbinasit do të zbresin në fushë me Sherrin në portë dhe përpara tij Marku në të djathtë dhe Turkaj në anën tjetër të prapavijës. Në qendër, me dyshen IgnjatoviçSelmani. Mesfusha do të ketë në përbërje Deliun dhe Lukas Ramosin. Në pritje të një rreshtimi 4-2-3-1, në mbështetje të Nuabuezes, “Këpuca e Artë” e sezonit të shkuar, do të jenë Xhixha, Prengaj dhe Brajan Rodriges.

MESFUSHORI – “Panorama Sport” mëson se ka mbërritur në Shqipëri edhe afrimi i fundit i merkatos kurbinase, mesfushori senegalez Bashir Mane, i cili është huazuar këtë sezon te Laçi nga klubi italian i Veronës.

FO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"