Dëmtimet në “Air Albania”, reagon “Tirona Fantics”: Policia po dënon pa prova filmike, nuk jemi kriminelë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 14:16

Dëmtimet në “Air Albania”, reagon “Tirona Fantics”: Policia po dënon pa prova filmike, nuk jemi kriminelë

Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës në stadiumin “Air Albania” solli dëme të shumta në sektorët e tifozëve, për të cilët policia ka nisur punën për identifikimin dhe dënimin e tyre.2-1

Për shkak të thyerjes së stolave në stadium dhe prishjes së rendit public, policia po shoqëron disa tifozë në komisariatin numër 1. Pikërisht për këtë arsye ka reaguar edhe tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics”, të cilët nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shkruajnë se po dënohen pa fakte dhe prova filmike, duke thënë se janë ultras dhe jo kriminelë.

Reagimi i “Tirona Fanatics”:

Prej ditës së shtunë e deri sot, në mënyrë totalisht të turpshme, Policia e Shtetit po shoqëron anëtarë të Fanatics individualisht në ambientet e komisiariatit nr 1, me pretekstin e thyerjes së stolave gjatë ndeshjes me Kukësin dhe prishjen e rendit publik.

3 anëtarë janë dënuar me gjobë sot dhe 1 tjetër vazhdon të jetë në ambientet e paraburgimit, PA ASNJE PROVË FILMIKE, PA ASNJË FAKT!

Asnjë ballafaqim me video-provat e me televizora të fikur, Policia e Shtetit deklaron se këto jane “urdhëra nga lart”…

KJO ESHTE QESHARAKE!

Pseudopolicia edhe pseudourdhëruesit e saj duhet te ndalojnë sa më shpejt këtë represion idiotesk ndaj antarëve të TF dhe tifozëve bardheblu, të nisur nga kriminelët e vërtetë të këtij vendi…

Ne jemi Ultras, jo Kriminel!

Liri per cunat tonë Liri Per Ultras!

87904116_634502864010467_254622866945867776_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"