Dëmtimet kthehen në makth, Skocia vjen e sakatuar në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 12:01

Dëmtimet kthehen në makth, Skocia vjen e sakatuar në Shqipëri

Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, Skocisë i janë kthyer në makth dëmtimet. Mbrojtësi i Aberdinit, Miki Devlin, braktisi mbrëmë kombëtaren skoceze, duke u bërë lojtari i gjashtë, i cili largohet nga grumbullimi si i dëmtuar. Menjëherë, trajneri i Skocisë, McLeish, ka grumbulluar lojtarin e Sëlltikut, Xhek Hendri për të zëvendësuar mbrojtësin e dëmtuar.

Skoci-Shqiperia

Gjithsesi, situata e Skocisë është alarmante, sepse kundërshtari ynë vjen në Shqipëri dhe luan kundër Izraelit me 10 mungesa të sigurta, të cilët fare mirë mund të ishin titullarë. Devlin i bashkohet Gordon, O’Donnell, Mulgreu, Xhek e Kevin Mekdonald, të gjithë të dëmtuar.

Për ata që nuk e dinë, Shqipëria dhe Skocia janë përballur vetëm një herë mes tyre. Kuqezinjtë kanë luajtur më parë në Skoci, më saktë këtë vit në Gllasgou, duke humbur më 10 shtator 0-2 me skuadrën e shtëpisë. Për “ironi të fatit”, kuqezinjtë nuk kishin luajtur më parë asnjëherë me skocezët, ndonëse edhe kur nuk kishim marrëdhënie diplomatike, ishim përballur me Anglinë apo dy Irlandat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"