Dëmtimet e shumta, e keqja e Barcelonës janë… mjekët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 20:31

Dëmtimet e shumta, e keqja e Barcelonës janë… mjekët

Dëmtimi i Martin Breithueitit ka hapur një tjetër temë të nxehtë dhe një tjetër telash në kampin e Barcelonës. Jo vetëm për faktin se sulmuesi do të qëndrojë 3-4 muaj jashtë fushave të lojës, por mbi të gjitha sepse bëhet fjalë për një ridëmtim.

2020-03-13-ENTRENO-43-min

Dhe lista e atyre që janë dëmtuar disa herë te Barcelona është shumë e gjatë. Kjo gjë shton legjendën e zezë që qarkullon për stafin mjekësor të klubit katalanas. Rasti i Breithueitit vërteton se mjekët kanë bërë vlerësim të gabuar, duke e fshehur dëmtimin e tij thjesht si një shqetësim të vogël.

Por nuk mund të ndodhë shpesh që shqetësimi i vogël të shndërrohet në një mungesë kaq të gjatë. Fati, Kutinjo, Pike dhe Arauho gjithashtu kanë vuajtur të njëjtin problem dhe nuk po gjejnë dot formën e tyre optimale për shkak të gabimeve të stafit mjekësor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"