Dëmtimet e shpeshta, Gigs i ndalon makinat sportive dhe golfin Bejlit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2018 | 9:58

Dëmtimet e shpeshta, Gigs i ndalon makinat sportive dhe golfin Bejlit

Trajneri i kombëtares së Uellsit, Rajan Gigs, e ka këshilluar yllin e skuadrës së tij Garet Bejl që të përdorë vetëm një makinë në përditshmërinë e tij për të shmangur problemet me dëmtimet.

1971087-41417227-2560-1440

Tekniku i ri i Uellsit, i ndaloi gjithashtu yllit 28-vjeçar të Realit dhe shokëve të tjerë të skuadrës që të luanin golf gjatë udhëtimit të fundit në Kinë.

“Dragonjtë” shkatërruan 6- 0 Kinën javën e shkuar, përpara se të mundeshin 1-0 nga Uruguai të hënën në Kupën e Kinës. Sipas “The Times”, Bejl, i cili është një i apasionuar pas sportit të golfit dhe shokët e tij, kishin planifikuar një tur golfi mbrëmjen e së shtunës, por ai u anulua.

3ertyuiyurew

Legjenda e Mançester Junajtid e këshilloi gjithashtu futbollistin e tij më të mirë, që të heqë dorë nga makinat sportive, të cilat pedalet i kanë të rënda dhe janë një nga shkaktarët kryesorë të tërheqjeve muskulore kronike. Këtë ai ia ka konfirmuar nga përvoja e tij personale e dëmtimeve në “Old Trafford”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"