Dëmtimet detyrojnë Bajernin të hidhet në merkato, zbulohen 3 objektivat e gjermanëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 10:26

Dëmtimet detyrojnë Bajernin të hidhet në merkato, zbulohen 3 objektivat e gjermanëve

Me Kingslej Koman dhe Serge Gnabri të dëmtuar, Bajerni ka rritur interesin për lojtarë krahu të avancuar. Hansi Flik ka këmbëngulur edhe një herë tjetër në konferencën e fundit për shtyp ditën e premte se skuadra e tij ka nevojë për përforcime. “Sky” ka zbuluar disa nga objektivat e skuadrës bavareze për merkaton e janarit.hakim zijesh

Hakim Zieh Statistikat e tij në vitin e kaluar janë mbresëlënëse. Në 28 ndeshje me Ajaksin e Amsterdamit, Zieh ka shënuar 8 gola dhe ka shërbyer 21 herë për shokët e tij të skuadrës. Agjenti i tij u shpreh në verë se lojtari ishte i gatshëm t’u bashkohet gjermanëve, por këta të fundit u kujtuan shumë vonë për të. Vlera aktuale e marokenit është 70 milionë euro. Anësori i djathtë do të ishte një vlerë e shtuar për skuadrën e Flik në pjesën e dytë të sezonit.
mikel-oyarzabal-san-sebastian-1534185301-17154

Mikel Ojarzabal Spanjolli që luan në krahun e majtë në skuadrën e Real Sociedadit, kushton jo më pak se 62 milionë euro sipas “Transfermarkt”. Në 20 ndeshje që nga starti i sezonit, lojtari ka shënuar 7 gola dhe ka shërbyer 3 herë për skuadrën e tij. I shpejtë dhe teknik me topin, Ojarzabal mund të jetë një zëvendësues ideal për Kingslej Koman në krahun e majtë të sulmit bavarez.

chiesa

Frederiko Kieza Italiani që luan për Fiorentinën në Serinë A, është një nga lojtarët më të talentuar për moshën e tij. Në 16 ndeshje të këtij sezoni ai ka shënuar 3 gola dhe ka shërbyer 5 herë për shokët e skuadrës. Në “Transfermarkt” ai vlerësohet me 44 milionë euro, por drejtuesit e Fiorentinës nuk e lënë atë të lirë pa 100 milionë euro.

Një shifër që vështirë të paguhet nga drejtuesit e Bajernit, të cilët do të preferonin t’i kursenin ato para për një objektiv tjetër. Gjithsesi, Kieza mbetet në radarët e gjermanëve, të cilët pritet të bëjnë një ofertë të arsyeshme për lojtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"