Dëmtimet “alarmojnë” Luftëtarin, ndaj Partizanit mund të mungojë dhe bomberi i ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2018 | 13:59

Dëmtimet “alarmojnë” Luftëtarin, ndaj Partizanit mund të mungojë dhe bomberi i ekipit

Trajneri Hasan Lika mund të mos e ketë të plotë grupin, për përballjen e së shtunës ndaj ishekipit të tij, Partizani. Dilema ka në çdo repart, por ai që shqetëson më shumë është sulmuesi Vasil Shkurtaj, pasi mbetet në dyshim sa i takon aktivizimit me Partizanin.

Shkurtaj

Burime konfidenciale pranë ekipit bëjnë më dije, se duhet parë kronologjia e dëmtimit të sulmuesit, për të vendosur nëse autori i katër golave të shënuar në gjashtë aktivizimet me fanellën e Luftëtarit, do të jetë i gatshëm ose jo, ndaj Partizanit të shtunën.

Për momentin, Shkurtaj është në luftë me kohën për të qenë gati, pasi ka ndierë dhimbje në rrëzën e kofshës dhe po kryen terapi intensive në qytetin e Janinës.

partizani luftetari

Dëmtimet e Xheksonit, Rrapos, Shkurtajt e kanë rritur “alarmin” te gjirokastritët, pasi i druhen “hakmarrjes” së Partizanit për atë humbje turpëruese që i shkaktuan në fazën e dytë.

Stafi mjekësor po bën të pamundurën për rikuperimin përfundimtar të të lënduarve. Dëmtimet e Xhekson dhe Rrapos, sipas mjekëve, janë shqetësuese. Të dy lojtarët u dëmtuan ndaj Kamzës, por shpresohet që të rikuperohen për të shtunën.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"