Dëmtime tek ekipet, Mezani dhe Martini kanë dyshime. Ja formacionet e mundshme në sfidën Laçi-Teuta
Laçi dhe Teuta përballen sot në orën 13:00 në stadiumin e kurbinasve në llogari të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat vijnëme moralin e duhur në këtë sfidë, pasi kanë korrur rezultatepozitive së fundmi.
Duke u nisur nga ky fakt, të dy trajnerët nukpritet të bëjnë ndryshime të mëdha në 11-she.
Te durrsakët,formacioni është i varur nga Emiljano Vila. Kapiteni ka pësuarnjë dëmtim në brinjë, por ditët e fundit është stërvitur normalisht me ekipin. Gjendja e tij do të shihet deri sot në orët parandeshjes.
Në të kundërt, 11-shja pritet të jetë ajo që fitoi ndaj Partizanit në kryeqytet.
Nga ana tjetër, te Laçi, Guindo ështëdyshimi i madh dhe Mezani gjithashtu do të duhet të presë. Ndërkohë, mbrojtësit Rudolf Turkaj dhe Albi Alla vijojnë të jenë të dëmtuar dhe nuk ia kanë dalë të rikuperohen as për këtë ndeshje.
PANORAMASPORT.AL
