Dëmtime, kartonë dhe ndëshkime; Tirana, me 4 mungesa në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2017 | 19:37

Dëmtime, kartonë dhe ndëshkime; Tirana, me 4 mungesa në Gjirokastër

Tirana të dielën do të udhëtojë drejt Gjirokastrës me katër mungesa për duelin ndaj Luftëtarit, rivalit direkt për një vend në eliminatoret e Ligës së Europës sezonin e ardhshëm.

Tirana stervitje 2

Mesfushori Erando Karabeci vazhdon riaftësimin nga dëmtimi që pësoi pas aksidentit në dush në janar, ndërsa qendërmbrojtësi Gentian Muça mbetet sërish jashtë për shkak të një problemi në shpinë.

Ndokyt Merveil ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa listës së mungesave i shtohet edhe Afrim Taku, i pezulluar pas zënkës me trajnerin Mirel Josa para stërvitjes së të hënës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"