Dëmtime dhe mungesa, Bylisi në alarm para Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 16:36

Dëmtime dhe mungesa, Bylisi në alarm para Luftëtarit

Bylisi e ka bërë pushim absolut dje pas dy miqësoreve të zhvilluara me dy pretendentët e Grupit B të Kategorisë së Parë, Lushnjën dhe Apoloninë. Rastësisht, të dyja takimet testuese përfunduan me rezultatin 1-1.

pEPOSHI BYLIS

Në fakt, pak rëndësi ka pasur për trajnerin Dovedan rezultati, pasi qëllimi ka qenë aktivizimi i të gjithë lojtarëve dhe duket se ky mision është kryer më së miri pasi në fushë si me Lushnjën, ashtu edhe Apoloninë janë parë të gjithë lojtarët.

Dëmtimet

Bylisi duket se ka shtuar radhët në infermieri. Në ndeshjen me Apoloninë, ballshiotët kanë pasur dy dëmtime e për fat të keq bëhet fjalë për dy mbrojtësit të cilët janë detyruar të lënë ndeshjen. Jurgen Goxha e Stivian Janku që kanë qenë titullarë në ndeshjen e fundit në Laç, aty ku ka munguar edhe azerbajxhanasi Elton Turabov. Pa harruar që në Gjirokastër, në sfidën e fundjavës në kampionat, Bylisi nuk do të ketë për lojë Bicajn e pezulluar pas të kuqit që mori në Laç.

bylis

Shto edhe Antonin që është në fazë riaftësuese, shkon në katër numri i lojtarëve që kanë probleme te ballshiotët. Gjithsesi, në seancën e sotme do të duket situata më e qartë e Goxhajt dhe Jankut. Por edhe e Turabovit, azerbajxhanasit që luan para mbrojtjes, por edhe si qendërmbrojtës. Drejtuesit dhe stafi mjekësor janë të angazhuar në rikuperimin e lojtarëve, aq më tepër që bëhet fjalë për 3 titullarë të këtij sezoni. Bylisi luan një tjetër sfidë në transfertë dhe këtë herë ballshiotët luajnë në Gjirokastër me vendësit. Ballshiotët do të kërkojnë që të dalin të pathyeshëm në këtë sfidë, ndonëse e kanë të qartë se luajnë me një ekip që ka rritje javët e fundit.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"