Dëmtim ose largim përfundimtar, misteri me afrimin e bujshëm të Tiranës. Bardheblutë në hall nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 23:43

Dëmtim ose largim përfundimtar, misteri me afrimin e bujshëm të Tiranës. Bardheblutë në hall nga…

Tirana në hall. Katër titullarë kanë ngri tur flamurin dhe janë të dëmtuar. Jo vetëm kaq, por e paqartë është situata sa nëse kampionati nis sot atëherë bardheblutë do të kenë katër mungesa në formacion dhe një lojtar që çuditërisht vazhdon të mos stërvitet me ekipin. Bëhet fjalë për Filip Najdovskin, Kristian Toshevskin, dhe dyshen tashmë me probleme Jurgen Çelhaka dhe Elton Kale. Të gjithë rrezikojnë jo vetëm këtë javë, por edhe javën e ardhshme.

Tirana

TOSHEVSKI

Kristian Toshevski, mbrojtësi i djathtë i Tiranës nuk është stërvitur me bardheblutë. Lojtari ka ardhur i dëmtuar nga grumbullimi i kombëtares së Maqedonisë së Veriut. Dyshohet që futbollisti ka një tërheqje, por shpresohet që në ditët në vazhdim të bashkohet me ekipin, nëse rezultate dalin pozitive.

NAJDOVSKI

Filip Najdovski është problemi i dytë i Emanuel Egbosë. Mbrojtësi i qendrës ka probleme fizike dhe dje ka vrapuar rreth fushës. Tapeti sintetik, duket se ka shtrirë të gjithë lojtarët, të cilët po shfaqin dita-ditës shqetësime fizike. Jo vetëm kaq, por Najdovski u pa i rënduar. Për bardheblutë një humbje e madhe, duke ditur faktin që ai është projektuar në qendër të mbrojtjes si titullar.

ÇELHAKA

Jurgen Çelhaka është ndoshta humbja më e madhe e Tiranës këtë muaj. Mesfushori i qendrës dhe një nga zbulimet e kampionatit të shkuar është një nga liderët e skuadrës. Futbollisti me më shumë minuta se më shumë se 80 për qind e skuadrës po kurohet në rrëzët e kofshëve. Ai vuan që prej sfidës me Laçin në kampionat dhe deri sot ka luajtur me gjilpëra, duke sakrifikuar.

Avdiaj

KALE

Edhe dje Elton Kale është stërvitur veçmas. Disa vrapime të lehta në “Skënder Halili” dhe më pas palestër. Ende nuk ka një vendim përfundimtar për lojtarin se kur do të operohet dhe kur mund të kthehet. Ditët po kalojnë dhe kjo është në disfavor të bardhebluve për sezonin e ri futbollistik.

MISTERI AVDIJAJ

Vazhdon të mos stërvitet me ekipin Albion Avdijaj. Lojtari është zyrtarisht i dëmtuar. Nuk luan dhe nuk stërvitet dhe kjo situatë e ka kthyer lojtarin në një pozicion absurd. Fare mirë Avdijaj mund të kërkojë fatin diku tjetër, por po mbrohet nga kontrata që ka firmosur me bardheblutë gjatë verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"