Dëmtim misterioz i Belicës, kjo është situata e Partizanit në prag të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2018 | 19:48

Dëmtim misterioz i Belicës, kjo është situata e Partizanit në prag të Skënderbeut

Partizani udhëtoi drejt Kukësit me një mungesë të deklaruar, Labinot Ibrahimin, i pezulluar nga kartonët. Por mungesa e Belicës në formacion i ka surprizuar të gjithë, pasi lojtari nuk u aktivizua sepse pak para ndeshjes doli që kishte probleme në qafë.

belica

Ky dëmtim misterioz i Belicës ka bërë që mbrojtja të shthurej totalisht në Kukës, pasi gjatë gjithë javës kishte punuar me struganin titullar, por që u zëvendësua nga Atanda. Belica ka qenë titullar i padiskutuar i Partizanit në 12 ndeshjet e fundit, ku ka shënuar 1 gol dhe ka marrë tre kartonë të verdhë. Nëse mbrojtësi do të luante në Kukës dhe do të ndëshkohej me të verdhë, do të humbiste Skënderbeun. Dje mbrojtësi i është nënshtruar terapisë nën përkujdesjen e stafit teknik dhe pritet që të rikuperohet për Skënderbeun. Për këtë takim, mbrojtja pritet të kthehet në identitet me katërshen që shkëlqeu para sfidës me Kukësin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"