Dëmtim i rëndë i Muzakës, Daja “ngushëllohet” me afrikanin Ndeki. Ja sa do të mungojë kapiteni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 11:26

Dëmtim i rëndë i Muzakës, Daja “ngushëllohet” me afrikanin Ndeki. Ja sa do të mungojë kapiteni

Gjergji Muzaka e mbyll përfundi misht vitin, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen e së shtunës kundër Luftëtarit. Ky është lajm i keq për Skënderbeun, që me shumë mundësi do të humbasë shërbimet e kapitenit deri në fund të dhjetorit. Ajo që u pa në ndeshjen ndaj gjirokastritëve ishte më se e vërtetë me bardhekuqtë që ishin në ankth pas daljes së detyruar nga fusha të Muzakës.

Muzaka

Dëmtimi në femurin e këmbës së djathtë tregoi se ishte i rëndë ashtu siç pritej. Edhe rezonanca magnetike e zhvilluar në kryeqytet rezultoi në të njëjtin konkluzion si në kontrollin e parë. Tashmë Muzaka do të duhet të kontaktojë një mjek ortoped, me qëllim që të shohë se si do të jetë zgjidhja e problemit të ndodhur në femur. Ditët në vijim do të jepet një vendim përfundimtar nëse do të duhet thjesht regjim apo terapi për të sjellë në vend femurin e lëvizur.

Demtimi horror i Muzakes

Ajo që është e sigurt mbetet fakti se si njëra rrugëzgjidhje ashtu edhe tjetra, kërkojnë një kohë të gjatë rikuperimi, çka për rrjedhojë mund ta detyrojë kapitenin bardhekuq të humbasë dy fazat e para të kampionatit dhe të rikthehet vetëm pas fazës përgatitore të janarit. Goditje e rëndë kjo për Ilir Dajën që humbet kështu një nga pjesët më të rëndësishme të ekipit dhe mbi të gjitha lojtarin më me shumë eksperiencë në kampin bardhekuq.

NDEKI – Nëse Muzaka ishte nota negative e mbrëmjes së të shtunës, bardhekuqtë kanë marrë një përgjigje pozitive nga ana e Zhan Ndeki, i huazuar për një sezon te Skënderbeu nga Fortuna e Dyseldorfit. Futbollisti senegalez ka lënë të kënaqur jo vetëm opinionin publik me paraqitjen e bërë ndaj Luftëtarit, por edhe vetë trajnerin Ilir Daja, i cili është befasuar nga loja e zhvilluar prej afrikanit.

nDEKI

Ajo që vlen të theksohet më shumë në këtë pikë është fakti që Ndeki, me paraqitjen e bërë në ndeshjen e fundit ka treguar se mund të jetë një “xhol” i rëndësishëm për trajnerin bardhekuq, pasi mbulon disa pozicione. I ardhur si një mbrojtës i krahut të djathtë, Ndeki është përshtatur mjaft mirë edhe si një mesfushor dhe herëherë si një sulmues krahu. Kjo ka dhënë mesazhin e qartë për një lojtar të fituar, që mund të jetë tepër i vlefshëm për Skënderbeun në këtë moment. Duket se kthesa e lojtarit ka ardhur në ndeshjen e luajtur për Kupë kundër Devollit, atje ku në vetëm 15 minuta lojë Ndeki ka treguar se vërtet ka potencial dhe mund t’i besohet edhe në ndeshje më të rëndësishme.

Skenderbeu

Kjo ishte pika e kthesës për një lojtar që në momentin e mbërritjes në Korçë e deri te ndeshja me Devollin nuk kishte treguar thuajse asgjë për sa u përket aftësive të tij.

Ndeki55

Dukej si një lojtar jo për nivelin e Skënderbeut, aq sa trajneri në të gjithë këtë hark kohor nuk e kishte përfshirë as në listën e 23 futbollistëve gjatë procesit stërvitor, duke e lënë në seanca individuale. Por me t’u ambientuar disi me futbollin në Shqipëri dhe me shokët e ekipit mbi të gjitha Ndeki tregoi se nga një “goditje e dështuar” merkatoje mund të kthehet në “xholin” e Skënderbeut.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"