Demo përgënjeshtron trajnerin: Isha gati për lojë, nuk kam humbur asnjë stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 8:20

Demo përgënjeshtron trajnerin: Isha gati për lojë, nuk kam humbur asnjë stërvitje

Kapiteni i bluzinjve, Aurel Demo, nuk ishte titullar në humbjen 0-1 ndaj Flamurtarit, duke e ndjekur ndeshjen nga pankina. Si çdo lojtar, edhe Demo nuk u ndie mirë për humbjen e Luftëtarit, aq më tepër kur nuk e përjeton në fushën e lojës. Lidhur me mosaktivizimin e tij në sfidën ndaj vlonjatëve, 22-vjeçari është i prerë në prononcimin e tij për “Panorama Sport”.AUREL DEMO

Ai sqaroi se ka qenë plotësisht i gatshëm, në kundërshtim me deklaratën e trajnerit Çoçlli, i cili theksoi pas ndeshjes se kapiteni nuk ka qenë në gjendje të mirë. “Unë isha shumë mirë, i gatshëm plotësisht për ndeshjen. Nuk kam humbur asnjë stërvitje. 11-shen e zgjedh stafi.

Nuk dua të merrem me këto gjëra, pasi s’më takon mua si lojtar. Detyra ime si lojtar profesionist është të punoj sistematikisht për të qenë i gatshëm kur më kërkohet kontributi personal në shërbim të skuadrës”, u shpreh Demo. DEMO

Mbrojtësi ishte një nga më të mirët në takimin Teuta-Luftëtari 1-1, duke luajtur për 90 minuta, ndërsa me Flamurtarin “ngrohu” çuditërisht stolin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"