Demi në krah të Dalipit, te Partizani ka tension në mbledhje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2018 | 14:01

Demi në krah të Dalipit, te Partizani ka tension në mbledhje

Duhej të vinte humb ja me Kukësin që Partizani të kthehej në një nga ato ditët e turbullta, të cilat kanë qenë të shumta këtë edicion te kryeqytetasit. Në transfertën e Kukësit u pa Partizani më i dobët nën drejtimin e trajnerit Klevis Dalipi, i cili nuk e ka përtypur dot paraqitjen që bënë lojtarët në këtë takim.

Ndikim në këtë shpërfytyrim patën edhe dy mungesat në mbrojtje, ku Ibrahimi ishte i pezulluar dhe Belica në mënyrë të papritur rezultoi i dëmtuar para ndeshjes. Ndërrimet e bërë nga stafi teknik, por edhe kritikat që bëri trajneri Dalipi për mediat pas ndeshjes, krijuan një situatë tensioni te “demat” në dhomat e zhveshjes. Madje, debatet e para kanë nisur që në pushim të takimit, që më së shumti kishin të bënin me ndërrimet e kryera, por edhe me pakënaqësinë e Dalipit ndaj lojtarëve me përvojë që nuk arritën të bënin dallimin dhe të shmangnin disfatën. Kotobelli doli nga loja pa u mbyllur pjesa e parë, në minutën e 41-të, kur i la vendin Telushit.

dalipi partizani

Gjatë daljes, lojtari ka kërkuar llogari duke ecur për ndërrimin dhe menjëherë ka shkuar në dhomat e zhveshjes, pa u ndalur në pankinë. E njëjta situata ka ndodhur edhe në pushim, ku Asani nuk e ka përtypur zëvendësimin. Por pakënaqësia ka qenë me madhe pas ndeshjes, pasi lojtarët janë njohur me kritikat që kishte bërë trajneri Dalipi për lojtarët me përvojë, për ata që dolën nga fusha, si dhe për dorëzimin e luftëtarëve që kishin bërë një pakt mes tyre.

PRESIDENTI, NË KRAH TË TRAJNERIT

Humbja 4-0 në Kukës i ka zhgënjyer të gjithë dashamirësit, kryesisht atë grup tifozësh që kishin lënë çdo gjë të shtunën vetëm e vetëm për të mbështetur Partizanin në “Zeqir Ymeri”. Presidenti Gaz Demi nuk e ka pritur mirë disfatën, por tensioni i krijuar në ekip pas ndeshjes ka bërë që ai në mënyrë urgjente të marrë në dorë frenat e klubit, duke i dalë në krah trajnerit Dalipi, si dhe u ka tërhequr vëmendjen lojtarëve. Fillimisht, presidenti ka pasur një takim me trajnerin, ku së bashku kanë sqaruar situatën dhe kanë analizuar tensionin e krijuar, ku senatorët i janë kundërvënë atij për deklaratën që kishte bërë pas ndeshjes. Më pas, është zhvilluar një takim i shkurtët me lojtarët.

Takimi ka qenë i qetë pa ngritje tonesh me kritika dhe masa disiplinore. Më- sohet se presidenti u ka pohuar lojtarëve se trajneri Dalipi ka besimin e tij të plotë dhe të gjithë duhet t’i binden, si dhe u ka tërhequr vëmendjen për shpërdorimin e mundësisë për të zënë vendin e dytë. Demi ka kërkuar reflektim të menjëhershëm nga lojtarët, duke nisur nga sfida e javës së ardhshme ndaj Skënderbeut. Mësohet se, mes të tjerash, presidenti Demi u është drejtuar kështu lojtarëve në takimin e djeshëm: “Ç’është kjo humbje, ç’është kjo lojë që zhvilluat? Kishit kaq javë që po luanit mirë, kishit shanse të kapnit vendin e dytë, por në Kukës u shpërfytyruat. Duhet të keni më shumë besim te vetja, por edhe te trajneri. Nuk është problem një humbje, Dalipi ka besimin tim të plotë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"