Dembele te Barcelona? Mungoi në stërvitjen e Dortmundit, trajneri: Nuk e dimë ku është!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 21:01

Dembele te Barcelona? Mungoi në stërvitjen e Dortmundit, trajneri: Nuk e dimë ku është!

Mesfushori i Borusias së Dortmundit, Osman Dembele, nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme të skuadrës. Sipas raportimit të mediave franceze, 20-vjeçari ndodhet në Paris ku po pret lejen për të udhëtuar drejt Barcelonës në mënyrë që të përfundojë transferimin te katalanasit.

dembele

Megjithatë, trajneri i Borusias, Peter Bosz, u shfaq i shqetësuar për vendndodhjen e lojtarit gjatë një konference për shtyp. “Nuk e dimë ku është, nuk arrijmë dot të kontaktojmë me të. Nuk ka ardhur sot në stërvitje dhe nuk dimë asgjë. Dje nuk na la të kuptonim që nuk do të paraqitej në stërvitjen e sotme, shpresojmë mos të ketë ndodhur ndonjë gjë e rëndë”, tha holandezi.

Ndërkohë vetë klubi gjerman nxorri një komunikim për shtyp ku sqaroi se nuk ka një marrëveshje të arritur me Barcelonën për shitjen e lojtarit. “Nuk kemi asnjë akord me Barcelonën për Osman Dembele. Vështirë se do të arrihet në një marrëveshje. Na ka ardhur një ofertë që nuk i përshtatet cilësive të jashtëzakonshme të futbollistit”, sqarohej në njoftimin e Dortmundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"