Dembele po mahnit Barcelonën, Nejmari është thjesht kujtim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 15:26

Dembele po mahnit Barcelonën, Nejmari është thjesht kujtim

Ja që historia në futboll ndryshon. Largimi i Nejmarit në verën e kaluar tronditi themelet në klubin katalanas dhe drejtuesit afruan sulmuesin Osman Dembele. Por, pas disa ndeshjesh, ky i fundit u kritikua dhe të gjithë e konsideruan si një blerje të gabuar.

Ousmane-Dembele

Por koha kalon dhe në fillimin e këtij sezoni, kampioni i botës po shkëlqen dhe po tregon të kundërtën e një viti më parë. Madje, ai ka bërë që braziliani Nejmar të harrohet sa më shpejt. Dhe ky nuk është opinion. E thonë statistikat e Dembelesë me Barcelonën dhe të Nejmarit me PSGnë. Dembele dhe Nejmar kanë luajtur ndeshje të njëjta, 6 dhe kanë qenë 4 në kampionate, 1 në Champions dhe 1 në Superkupë. Lojtari i Barcelonës ka më shumë minuta, konkretisht 33 sesa ai i PSG-së. Madje, ka shënuar një gol më shumë, 5 me 4 në favor të francezit. Dembele shënon një gol për 98 minuta, ndërsa “O’Ney” 1 gol për 114 minuta.

Por përveç golave dhe statistikave, Dembele i këtij viti duket më vendimtar, më i karikuar, më protagonist. Luan më shumë në sulm dhe për më tepër i dha një trofe Barcelonës me golin e shënuar ndaj Sevijës në Superkupën e Spanjës. Tani në Spanjë nuk “qajnë” më për largimin e Nejmarit, por kanë nisur të shijojnë momentin fantastik të Dembelesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"