Dembele jashtë, Ksavi: Ky ishte vendimi i… klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 12:40

Dembele jashtë, Ksavi: Ky ishte vendimi i… klubit

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, e ka pranuar në fund të 120 minutave se Bilbao e meritoi fitoren dhe kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit.

KSAVI

“Mendoj se Atletiko ka bërë një ndeshje të madhe. Kanë qenë shumë të fortë dhe mbi të gjitha kanë qenë superiorë në duele. Mendova se pas golit të Pedrit që na çoi në shtesë, do të bënim diçka më shumë, por në këtë moment gjërat nuk po na shkojnë si duhet.

Megjithatë, duhet të ulim kokën e të vazhdojmë të punojmë. Sezoni nuk ka mbaruar ende, kemi Ligën e Europës dhe jemi në lojë në kampionat. Zgjidhja?

Nuk kam tjetër zgjidhje veç punës”, ka thënë Ksavi. Trajneri i Barcelonës është ndalur edhe te rasti i Dembelesë si dhe dëmtimet e Pedrit dhe Ansu Fatisë. “Dembele? Ai është një lojtar i rëndësishëm, por vendimi për të lënë jashtë është i klubit”, ka thënë Ksavi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"