Dembele i “sëmurë” prej video-lojërave, mjeku i Barcelonës e gjeti në gjumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 15:22

Dembele i “sëmurë” prej video-lojërave, mjeku i Barcelonës e gjeti në gjumë

Në Barcelonë Osman Dembele është tashmë një çështje. Jo vetëm për rendimentin e dobët në fushë, por edhe për sjelljet jashtë saj. Varësia e fundit e sulmuesit francez është zbuluar që të jenë lojërat elektronike, të cilat e mbajnë të riun gjatë gjithë ditës të mbyllur në shtëpi, duke i sjellë edhe vonesa në stërvitje dhe e bëjnë nervoz me shokët e skuadrës.

Dembele

Është shqetësimi i fundit në shtëpinë e katalanasve, të cilët nuk duken më të gatshëm të durojnë kapriçot e tij. I transferuar për 105 milionë euro plus 40 milionë bonuset pak më shumë se një vit më parë, për të zëvendësuar Nejmarin, Dembele po zhgënjen çdo pritshmëri.

Si sa u përket prezantimeve të tij, ashtu edhe për stilin e shthurur të jetës. Problemi i parë që çuditi ambientin katalanas pak pasi ai u transferua nga Dortmundi, ishte pasioni i tij për ushqimet e shpejta, duke i bërë bisht dietës rigoroze të doktorit të klubit.

dembele

Pastaj, vëmendja u spostua në një tjetër problem. “Sport” shkruan se 21-vjeçari u paraqit 30 minuta me vonesë në stërvitjen e orës 11:00 të enjten, përpara ndeshjes me Betisin. Kur klubi u lidh me lojtarin, ai u justifikua se vuante nga stomaku dhe i kërkoi një doktori të klubit që të vinte ta vizitonte në shtëpi.

Dembele Barca

Por, kur mjeku trokiti në derë, një shoku i tij hapi derën dhe brenda shtëpisë gjeti shumë djem të tjerë që po flinin ende, pavarësisht se ishte thuajse mesditë. Dembele u justifikua se ai nuk ndihej mirë dhe ishte këshilluar që të qëndronte në shtrat. Si rezultat, Valverde e la jashtë skuadrës për ndeshjen e asaj fundjave. Klubi ia ka bërë të qartë që nëse situata e tij nuk ndryshon, atëherë në verë do ta shesë.

Suarez

SUAREZ – Përpara miqësores Francë-Uruguai, në konferencën për shtyp Luis Suarez dha mendimin e tij për rastin e shokut të skuadrës: “Duhet të përqendrohet më shumë te futbolli dhe të jetë më i përgjegjshëm në disa aspekte. Të jesh një lojtar i Barcelonës është një privilegj i vërtetë. Në dhomën e zhveshjes së Barçës ka shembuj të ndryshëm profesionalizimi dhe ai duhet të frymëzohet prej tyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"