“Demat” në Europë, serbi Milinkoviç favorit për stolin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 19:07

“Demat” në Europë, serbi Milinkoviç favorit për stolin e Partizanit

Pjesëmarrja në Ligën e Europës bën që Partizani të ketë më shumë pretendime për skuadrën që do të nisë punën për sezonin e ri. Prej ditësh është folur se klubi ka dy plane pune për ndërtimin e ekipit. Nëse mbeten pa Europë, thuhet se drejtimi do t’i besohet një trajneri shqiptar, ku nuk përjashtohet mundësia e konfirmimit të Klevis Dalipit. Por, nëse konfirmohet pjesëmarrja në Ligën e Europës, shuma që do të përfitojnë nga prezenca në turin e paraeliminator (240 mijë euro) do të investohet në afrimin e një stafi të huaj, por edhe lojtarësh.

Milinkovic

Për herë të parë, dje UEFA ka bardhur listën e klubeve që do të marrin pjesë këtë edicion në Kupat e Europës. Mes të tjerash ishte edhe Partizani, që parashikohet të bëhet pjesë e shortit të 19 qershorit. Gjithsesi, pjesëmarrja e të kuqve në Ligën e Europës, nuk është 100 për qind e sigurt, pasi Skënderbeu e ka dërguar çështjen e pezullimit në KAS dhe pret një përgjigje para hedhjes së shortit nga UEFA, e cila e ka dhënë vendimin e saj.

Me Partizanin në Europë shtohen kreditet që trajneri i ri i skuadrës të jetë i huaj. Deri tani nga të huajt janë lakuar Mario Tokiç dhe Mladen Milinkoviç, por thuhet se drejtuesit po bisedojnë edhe me një trajner slloven.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"