“Demat” mbrojtje me 4, Martini ka vetëm një dyshim. Ja formacionet e mundshme në Partizani-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2021 | 14:36

“Demat” mbrojtje me 4, Martini ka vetëm një dyshim. Ja formacionet e mundshme në Partizani-Teuta

Partizani sfidon sot Teutën në orën 16:45 në “Elbasan Arena”. Trajneri Ilir Daja në stërvitjen e djeshme ka bërë edhe planet e fundit për të përgatitur këtë sfidë.

TEUTA PARTIZANI

Pjesa e dytë ndaj Laçit u interpretua mjaft mirë nga të kuqtë. Nisur nga kjo, Daja pritet të aktivizojë sot lojtarët që luajtën në fraksionin e dytë ndaj kurbinasve.

Një impakt të ri në lojë e dha futja e Ergys Kaçes, i cili sot pritet titullar ndaj Teutës. Albion Marku do të kthehet pas në krahun e majtë. Pjesa tjetër e difensivës përbëhet nga Belica, Saliou dhe Musta.

Në mesfushë krah Kaçes do të luajnë edhe Rrapaj e Herald Marku. Cara, Zhunior e Mala përbëjnë ofensivën e të kuqve në formacionin 4-3-3.

Teuta ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Partizanin.

“Djemtë e detit” seancën e fundit në funksion të duelit me të kuqtë, e zhvilluan në Durrës për t’u grumbulluar më pas në hotel. Stafi dhe lojtarët ndihen gati për këtë takim dhe shpresojnë që ashtu si në fazën e parë, edhe të dytën ta nisin me tri pikë ndaj Partizanit.

Trajneri Martini e ka thuajse të plotë grupin dhe dyshimi i vetëm ka të bëjë me gjendjen e mbrojtësit Todorovski, për shkak dëmtimi. Nëse maqedonasi nuk ia del, i bie që vendin e tij ta zërë ish-mbrojtësi i të kuqve, Hektor Idrizaj.

PAR

TEU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"