Demat ende në “ajër”, por faza përgatitore përgatitet jashtë vendit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2018 | 18:20

Demat ende në “ajër”, por faza përgatitore përgatitet jashtë vendit

Edhe pse trajneri i ri ende nuk është emëruar, në kampin e kuq janë duke menduar për fazën përgatitore. Për momentin po diskutohen disa pista jashtë vendit, por nuk është marrë një vendim. Temperaturat e larta që kanë mbizotëruar ditët e fundit në vendin tonë dhe që pritet të vijnë javën e ardhshme, do të detyrojnë të kuqtë që të lëvizin në një tjetër destinacion.

partizani

Por, për një gjë të tillë do të merret edhe mendimi i trajnerit të ri, që do të drejtojë ekipi. Edhe pse jo zyrtarisht, nuk përjashtohet mundësia që stërvitjet e të kuqve në kryeqytet të nisin javën tjetër, gjithmonë nëse KAS merr vendimin për të mos lejuar Skënderbeun që të luajë ndeshjet europiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"