Del video e plotë/ “Sherr” live në emision mes gazetarit dhe komentatorit: Budalla je? A ke logjikë apo jo?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 14:49

Del video e plotë/ “Sherr” live në emision mes gazetarit dhe komentatorit: Budalla je? A ke logjikë apo jo?

E tensionuar ka qenë mbrëmja e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili. Të ftuar kanë qenë gazetari sportiv Dritan Shakohoxha dhe gazetari Artan Hoxha.

shakohoxha hoxha

Mes tyre ka patur momente tensionuese, kur Shakohoxha kritikoi ashpër prokurorin që është marrë me çështjen e Ballist Morinës, ndërsa nga ana tjetër, Hoxha u shpreh se prokuroria ka thjesht procedura të njëjta dhe nuk ka bërë përjashtim për rasitn e Ballistit. Kjo mjaftoi që Shakohoxha të shpërthente dhe të shprehej me tone të larta

DEBATI

Shakohoxha: Unë besoj që ndalimi i Ballist Morinës nuk është i drejtë. Këta nga ana juridike mund ta shpjegojnë. Kolegu im gazetar jeton në Norvegji, unë jetoj në Shqipëri (ironi për Artan Hoxhën).

Artan Hoxha: Tani ta them unë, një fjali kam. Në stadium kur shkojmëm Shako ngaqë është komentator te Supersport dhe e kanë parë me Mand Dukën, hyn edhe pa biletë.

Shakohoxha: Mua më kanë parë në punë mo, ca thu mor burrë. A je në rregull mo. Unë kam 30 vjet gazetar, ca thua mo.

Artan Hoxha: Edhe unë kam 22 vjet mor burrë. Shakohoxha: Po pra, në prokurori futesh ti, unë nuk futem dot.

Artan Hoxha: Unë të thashë, më ka marrë telefonat prokurori ti flet akoma.

Shakohoxha: A ke logjike apo jo?

Artan Hoxha: A je në vete apo jo?

Shakohoxha: Unë kam shok Presidentin e Federatës dhe hyj në stadium? Budalla je? Unë punoj mo, jam komentator i ndeshjes.

Artan Hoxha: Unë po të them nuk hyj dot në stadium pa biletë…

Shakohoxha: Po normal mo.

Artan Hoxha:…jo me armë pa leje. Ske shans mo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"