Del raporti, vëzhguesi i talenteve të Romës e kishte pikasur Kumbullën që para 4 viteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 18:27

Del raporti, vëzhguesi i talenteve të Romës e kishte pikasur Kumbullën që para 4 viteve

Roma mund ta kishte marrë më lirë dhe më herët Marash Kumbullën. Së fundmi janë publikuar disa dokumente nga gazetari Di Marzo që vërtetojnë se Roma e ka vëzhguar mbrojtësin shqiptar para 4 viteve.

kumbulla.verona.2019.201.750x450

Xhiorxho Boskolo vëzhgues talentesh i Romës atëherë e kishte pikasur Kumbullën në një ndeshje dhe kishte përgatitur një raport për të. “Tregon personalitet, qetësi në menaxhimin dhe shpërndarjen e topit, strukturë optimale fizike, në raport me moshën dhe mundësi të larta përmirësimi.

I kujdesshëm dhe i vendosur në markim, sulmon shumë mirë topin dhe kundërshtarin dhe është shumë i fortë në luftën në ajër. Futbollist shumë interesant”, shkuhet në raportin e Boskolës para 4 viteve.

kumbulla

marash kumbulla

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"