Del Piero paralajmëron Juventusin: Interi dhe Atalanta kandidatë serioz për skudeton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 13:46

Del Piero paralajmëron Juventusin: Interi dhe Atalanta kandidatë serioz për skudeton

Alesandro Del Piero ka paralajmëruar ish-klubin e tij, Juventusin se Interi dhe Atalanta janë kandidatë seriozë për skudeton. Bardhezinjtë barazuan ndeshjen e dytë në kampionat kundër Romës 2-2, ndërsa zikaltërit fituan në një ndeshje të çmendur 4-3 ndaj Fiorentinës.

DAmbrosio-Inter-Fiorentina-800x504

“Inter dhe Atalanta janë kandidatë serioz për skudeton. Atalanta ka maturinë e duhur. Përsa i përket Interit, ju i patë 5 zëvendësimet e bëra kundër Fiorentinës dhe e dimë sa deçizive ishin ato”, tha Del Piero për “Sky Sport Italia”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"