Del hapur për prirjet e tij, Anglia prezanton arbitrin e parë homoseksual

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 15:19

Del hapur për prirjet e tij, Anglia prezanton arbitrin e parë homoseksual

Arbitri anglez Rajan Etkin ka njoftuar zyrtarisht se ai është arbitri i parë profesionist homoseksual. Gjatë këtij sezoni, 32-vjeçari do të gjykojë në “National League North and South”, por do të marrë edhe rolin e arbitrit të katërt në ndeshjet e “Football League”. Ai shpreson që pranimi i prirjeve të tij seksuale do të jetë pozitiv për sportin dhe këmbëngul se nuk e ka ndier kurrë homofobinë deri tani.

rajan etkin

“Modelet janë të rëndësishme për të treguar se të jesh gej dhe të jesh i interesuar për futbollin nuk janë përjashtuese ndaj njëra-tjetrës”, tha ai për “Sky Sports”. “Homofobia është ende një problem, por gjërat po përmirësohen me kohën. Ti mund të ndryshosh këtë sport dhe kulturën”. Kreu i zhvillimit të arbitrave në Federatë, Nill Berri, e përshëndeti vendimin e Etkinsit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"