Del gjithmonë kundër rrymës, ja cili është personi që jep votat më të çuditshme për “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 17:51

Del gjithmonë kundër rrymës, ja cili është personi që jep votat më të çuditshme për “Topin e Artë”

Ditën e djeshme Leo Mesi fitoi “Topin e Artë” i cili ishte gjashti për të në karrierë, me 686 vota.125235

Ndërsa shumica e gazetarëve në të gjithë botën pak a shumë është e njëjtë me njëri-tjetrin, qëndron edhe një tjetër i veçantë kundër rrymës.

Hafiz Marikar, nga Sri Lanka i ka habitur të gjithë me votat që ai ka dhënë për lojtarët. Prej tre vitesh ai jep votat për ata që nuk shihen si pretendentët kryesorë.

Kështu në vitin 2017, pesë lojtarët e zgjedhur nga Marikar ishin Bonuçi, De Gea, Falkao, Hazard dhe Kejn. Ndërsa vjet ai zgjodhi Hazard, Firminjo, Pogba, Ronaldo dhe Kejn.sri lanka

Nuk mund të mungonte edhe këtë vit me votat e tij të veçanta, teksa zgjodhi Aleksandër-Arnold, Obamejang, Grizman, Levandovski dhe Ter Shtegen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"