Deklaroi tërheqjen nga futbolli para 14 muajve, Eto drejt rikthimit në fushë. Është pranë kalimit te skuadra spanjolle

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 12:33

Deklaroi tërheqjen nga futbolli para 14 muajve, Eto drejt rikthimit në fushë. Është pranë kalimit te skuadra spanjolle

Në moshën thuajse 40 vjeç (i mbush më 10 mars), Samuel Eto mund të rikthehet në fushë pas 14 muajsh nga tërheqja zyrtare e komunikuar më 7 shtator 2019.

etoo

Sulmuesi nga Kameruni është në negociata me Rejsing Mursian, klubin e kategorisë së tretë spanjolle, që kërkon ta afrojë për sfidën e Kupës së Mbretit ndaj Levantes. “Mundësia që të firmosë me ne është 50%, – ka thënë presidenti Moris Panjielo në “Radio Marca”. – Javën e ardhshme do të mësojmë nëse mund ta blejmë. Kemi investitorë në Meksikë dhe në Emirate që mund të mbështesin ekonomikisht operacionin”.

Ish-lojtari, mes të tjerave i Interit dhe Barcelonës, vetëm një javë më parë ishte viktimë e një aksidenti të shëmtuar rrugor, ndërkohë që kthehej nga martesa e vëllait në Kamerun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"