Deklaroi falimentin, Prokroria Italiane nis hetim në detaje për ish-presidentin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 16:52

Deklaroi falimentin, Prokroria Italiane nis hetim në detaje për ish-presidentin e Milanit

Milani sot ka marrë një lajm të mirë nga KAS i Lozanës ku ekipi italian do të luajë sezonin e ardhshëm në Europa Ligë. Ndërkohë në këtë ditë Prokuroria Italiane ka hapur një hetim për ish presidentin e Milanit, Jonghong Li.

Yonghong Li shows a AC Milan jersey during a news conference in Milan

Biznesmeni kinez akuzohet për falsifikime në dokumentet e blerjes së klubit të Milanit dhe deklarime të rreme të bilanceve financiare. Mendohet se Li ka mashtruar disa shoqëri që shërbyen si ndërmjetëse në blerjen e klubit nga Silivo Berluskoni.

Yonghong-Li-presidente

Sipas “Secolo D’Italia” burime pranë Prokurorisë Italiane kanë bërë të ditur se hetimi do të fillojë që nga llogaria e tij bankare, te banka Canton, ku dyshohet se ai do të ketë 1.2 miliardë euro. Ndërkohë që pak muaj më parë u shpall edhe falimenti nga kasaforta e biznesmenit kinez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"