Deklarata shokuese e ish-futbollistit të Napolit: Mjeku i klubit më shkatërroi karrierën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 20:01

Deklarata shokuese e ish-futbollistit të Napolit: Mjeku i klubit më shkatërroi karrierën

Futbollisti i Eintraht-it, Xhonatan De Guzman, tronditi të gjithë me historinë se mjeku i Napolit shkatërroi karrierën e tij. Ai tregon se si ishte zënë me drejtorin e klubit dhe u shpall “i vdekur”.

11379686075bf144ef95140255585317-w640

Në mars 2015, lojtari filloi të ndjejë dhimbje të çuditshme në bark. Ai shkoi te Alfons De Nikola, mjek i klubit, i cili i rekomandoi të largonte karbohidratet dhe  të merrte pushim. Trajneri Rafa Benitez i tha atij pas një kohe të shkonte te një mjek tjetër, por klubi e ndaloi, pasi De Nikola kishte fuqinë për të vendosur. Edhe pse lojtari ende nuk ndihej mirë, De Nikola tha se ishte i gatshëm për trajnim dhe e lejoi të luajë në terren, dhe në atë kohë Maurisio Sari dhe drejtori i ri sportiv Kristiano Guntoli arritën në klub.

De-Guzman3

“Unë jam një lojtar që vrapon 10 kilometra në lojë, por nëse vrapoj  vetëm gjashtë, me gjysmën e forcës, atëherë trajneri nuk do të më dojë në ekip. Napoli nuk besonte se unë u lëndova, se mund të ecja dhe të vrapoja, por jo edhe të shutoja si duhet. Menduan se po e shpifja dhe çdo gjë ishte në kokën time. Më folën aq shumë sa fillova të dyshoj sinjalet e dërguara nga trupi im. Ishte keq”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"