Deklarata se Strakosha është me Koronavirus, mjeku i Lacios: Ofendim për djaloshin, jam gati të jap dorëheqje…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 9:00

Deklarata se Strakosha është me Koronavirus, mjeku i Lacios: Ofendim për djaloshin, jam gati të jap dorëheqje…

Situata e sistemit shëndetësor në Itali ka qenë e vështirë në këtë periudhë pandemie për shkak të Koronavirusit. Numri i të infektuarve dhe, për fat të keq, edhe i viktimave ka qenë i lartë thuajse çdo ditë për disa javë. Kjo ka bërë që në shumë rajone të shtetit italian të ketë një lloj kolapsi në sistemin shëndetësor dhe në spitale.strakosha.lazio.2018.19.primo.piano.750x450

Mirëpo, në momentin që është deklaruar çdo ditë për çdo rast të ri të prekur apo edhe jetë të humbur, nuk mund të pranohet lehtë një deklaratë e pabazuar. E tillë është konsideruar edhe ajo e ish-futbollistit Brambati se Frenk Kesi dhe Thomas Strakosha kanë dalë pozitivë me “COVID-19”. Në emër të skuadrës bardhekaltër, ka pasur një reagim nga ana e mjekut të klubit, Ivo Pulçini.

“Përse nuk vjen në vendin tim ky zotëria që na akuzon? Tani e tutje unë do ta quaj atë ‘doktori Fake Neës (i lajmeve të gënjeshtërta)’. Janë gënjeshtra që ofendojnë jo vetëm personin në fjalë, por edhe organizatën tonë dhe stafin mjekësor të Lacios. Nëse më japin leje, nga tani e tutje, do të përdor tamponin për të mbyllur gojën e gjithsecilit.

Strakosha është në gjendje perfekte si të gjithë të tjerët. Nuk kam nevojë të betohem, dërgoni dikë. Jam gati të jap dorëheqjen nëse diçka nuk është e saktë. Dërgoni dikë nga Federata Italiane”, deklaroi mjeku i Lacios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"