Deklarata e Shehit: Teuta do të rikthehet te fitorja ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 14:48

Deklarata e Shehit: Teuta do të rikthehet te fitorja ndaj Partizanit

Mungesat e shumta ndaj Partizanit kanë shqetësuar stafin teknik të Teutës, që tani i duhet të gjejë alternativat më të mira. Në mungesë të Ante Hrkaç, pritet të aktivizohet Dajan Shehi, që nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në kampionat. 20-vjeçari për “Panorama Sport”, tha se pret me padurim të zbresë në fushë.

Shehi vs Ekuban

“Kam punuar shumë gjatë kësaj periudhe, me përgatitjet që i kemi filluar që në korrik. Ndihem gati fizikisht dhe do të jap më të mirën kur të më kërkohet nga trajneri Magani. Po presin momentin tim dhe shpresoj të luaj ndaj Partizanit, për mua ky takim do të jetë si një finale”, tha Shehi. Mosfunksionimi i ekipit?

Shehi

Ne jemi një skuadër e re, dhe realisht diçka e re kërkon kohë. Kemi lojtarë me vlera, por na mungon eksperienca, çka ka sjellë edhe këto rezultate të papranueshme për objektivat që kemi. Mosha mesatare e repartit difensiv është shumë e re. Ndoshta jemi ekipi i vetëm në Superiore që kemi këtë mesatare moshe dhe kjo ka ndikuar që të mos kemi vijimësi. Mendoj se mungesa e eksperiencës, por edhe komunikimi, ka bërë të vetën”, u shpreh Shehi fillimisht.

Shehi-Dajan

Sa i përket ndeshjes së radhës me Partizanin, humbjes me Kamzën, 20-vjeçari u shpreh: “Partizani është një ndeshje e radhës për ne, po punojmë fort në stërvitje, me synimin e vetëm për të marrë maksimumin. E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë, por nëse të gjithë impenjohen maksimalisht, do të dalim me rezultat pozitiv.

teuta partizani

Kamza? Çdo humbje ndikon keq në skuadër dhe zakonisht prishet harmonia, ekuilibrat, por ne kemi besim te vetja jonë dhe do të rikthehemi sërish te fitoret. Trajneri po bën një punë shumë të mirë dhe ne duam ta tregojmë në fushë.”

Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"