Deklarata e rëndë e Maradonës: Gjysmëfinalet të mbushura me lojtarë të zinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 10:20

Deklarata e rëndë e Maradonës: Gjysmëfinalet të mbushura me lojtarë të zinj

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Amrando Maradona, ka bërë një koment shumë të rëndë në lidhje më numrin e shumtë të lojtarëve afrikanë që luajnë në kombëtaret Europiane në këtë Botëror. Kjo vlen edhe në dy ndeshjet e ardhshme për gjysmëfinalet.

maradona

Ai foli për një televizionin “TeleSur”, ku u shpreh për numrin e madh të lojtarëve afrikanë që luajnë për Francën, Anglinë dhe Belgjikën. Sipas të dhënave të paraqitura në televizion, 78.3% (14 nga 23) lojtarët e Francës kanë lindur në 11 shtete të ndryshme Afrikanë. Ndërsa përqindja e imigrantëve që luajnë për Anglinë dhe Belgjikën shkon në 47.8%. Ndryshe nga Murinjo Maradona foli edhe për kontradiktën që pati dikur me trajnerin portugez të Mançester Junajtid, Hose Murinjo.

Ai pati deklaruar se: “Lojtarëve emigrantë që vijnë nga shtetet e ndryshme do t’iu ndryshohet jeta në mënyrë radikale, pasi hyjnë në një futboll tjetër”. Tani në Botëror kemi numrin më të lartë të lojtarëve emigrantë që luajnë në një Botëror. Maradona tani kritikon mafien që ekziston në futbollin e sotëm. Ai thotë se lojtarë të ndryshëm afrikanë transferohen drejt Europës për t’u bërë me kombësi tjetër. Lojtarët duhet ta pranojnë për të përmirësuar mënyrën e jetesës së tyre. Legjenda argjentinase tha gjithashtu se: “Ata kërkojnë një mundësi tjetër për të mundësuar ushqim me katër vakte në ditë.

Taktika e këtyre lojtarëve është e tmerrshme dhe kjo po ndodh masivish”, përfundoi Maradona. El Pibe nuk është hera e parë që lëshon deklarata të rënda në drejtim të lojtarëve. Në ndeshjen midis Argjentinës dhe Nigerisë ku skuadra e përfaqësueses së tij fitoi në sekondat e fundit, Maradona ishte protagonist i disa gjesteve shumë të pahijshme në përfundim të takimit. Ai iu tregoj gishtin e mesit disa tifozëve afrikanë që ndodheshin ngjitur me tribunën VIP.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"