Deklarata e pabesueshme, N’Golo Kante parashikoi fitoren në Ligën e Kampioneve që pa u luajtur ndeshja e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2021 | 22:32

Deklarata e pabesueshme, N’Golo Kante parashikoi fitoren në Ligën e Kampioneve që pa u luajtur ndeshja e parë

N’Golo Kante është një nga mesfushorët më të mirë në botë në fazën mbrojtëse dhe lavdërohet vazhdimisht për aftësinë që ka për t’u paraprirë kundërshtarëve. Por përveç lëvizjeve të rivalëve në fushë, ai duket se u paraprin edhe ngjarjeve, pasi portieri Eduard Mendi ka zbuluar se mesfushori kishte parashikuar fitoren e Çelsit në Ligën e Kampioneve që pa u luajtur ndeshja e parë në grupe e sezonit të kaluar.

kante

“Po ju tregoj anekdodën më të mirë të sezonit. Po udhëtonim me N’Golo, Kurt Zuma dhe Olivier Zhiru. N’Golo tha besimplotë “Djem, mendoj se këtë vit ne do të fitojmë Ligën e Kampioneve. Po. Nuk e di pse, por e kam këtë ndjesi”. Na e tha në ditën e parë. I thashë që të priste dhe të shihnim se si shkonte ndeshja ndaj Seviljes që luhej atë natë.

Atë natë luajtëm me ta dhe e them me sinqeritet që ishte ndeshja më e vështirë që luajtëm në fazën në grupe. Ata erdhën në fushën tonë dhe na shtynë si të çmendur, kishin topin 70% të ndeshjes. Mendoj se N’Golo vrapoi 13 kilometra. Në fund të ndeshjes, e pyeta përsëri dhe më tha “Mendoj se duhet të presim pak para se ta themi një gjë të tillë””, tregoi Mendi këtë episod ku Kante parashikoi se si do të vijonte fati i sezonit për blutë që u kthyen në majën e Europës duke mundur 1-0 Mançester Sitin në finale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"