Deklarata e Kontes, flet Moxhi: Dikush t’i mbyllë gojën atij, vetëm ankohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 5, 2020 | 12:17


Deklarata e Kontes, flet Moxhi: Dikush t’i mbyllë gojën atij, vetëm ankohet

Deklaratat e lëshuara nga Antonio Konte në përfundimin e sfidës kundër Atalantës, e vlefshme për javën e fundit të Serisë A, kanë bërë të diskutohet gjatë ditëve të fundit.

moggi

“Me situatën e qetësuar do të bëhen reflektimet e duhura. Personalisht ka qenë një vit shumë i ndërlikuar, ta përfundojmë sa më shpejt. Duan të më dhurojnë Mesin? Vetëm unë e di çfarë m’u desh të bëja për të më blerë Lukakun. Më besoni! Në fund të vitit do të bëj vlerësimet e mia”, u shpreh trajneri menjëherë pas fitores 0-2 në transfertën e Bergamos, e luajtur të shtunën e kaluar.

Në rreshtat e tij në “Libero”, ish-drejtuesi i Juventusit dhe i Partizanit, Luçiano Moxhi, ka bërë analizën e tij: “Çështja që duhet të shqetësojë Interin varet vetëm nga deklaratat publike të bëra nga Konte që e bënë në fund të shpërthente, siç ka bërë edhe në raste të tjera.

Mes trajnerit dhe klubit, ky i fundit është fajtor, së paku sipas Kontes. Por, mendoj se dikush duhet ta frenojë: është një trajner i zoti, por flet shpesh publikisht dhe gjithmonë për t’u ankuar. Sikur dëshiron të tregojë se sukseset e munguara nuk kanë qenë asnjëherë faji i tij, por i të tjerëve”, ka shkruar ish-drejtuesi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com