Deklarata e Kielinit bën bujë në Itali, “Tuttosport” zbulon si Ronaldo diferencohej nga pjesa tjetër e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2021 | 23:29

Deklarata e Kielinit bën bujë në Itali, “Tuttosport” zbulon si Ronaldo diferencohej nga pjesa tjetër e ekipit

Deklarata e bërë nga Xhorxho Kielini i cili u shpreh se ‘’Ronaldo duhej të ishte larguar më parë nga Juve pasi ikja e tij u pagua me pikë nga skuadra’’ ka bërë bujë të madhe në Itali.

kielini ronaldo

Aq është dashur që të fillojë gërmimi mbi marrëdhëniet e Ronaldos me shokët e skuadrës, por jo vetëm, përfshirë këtu dhe drejtuesit e klubit. Gazeta pranë klubit bardhezi, ‘’Tuttosport’’, ka zbuluar se si Ronaldo trajtohej ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës sa i përket nivelit të barazisë dhe rregullave. Siç shkruan gazeta italiane, ylli portugez ka ‘’thyer’’ disa herë rregullat e ekipit, por nuk është marrë asnjë masë ndaj tij.

Para se të vinte Ronaldo në vitin 2018, Juve kishte në sulm Karlos Tevez, Mario Manzukiç dhe Gonzalo Higuain, por të gjithë kishin rënë dakord me detyrat e ekipit, dhe në qoftë se u duhej të ktheheshin prapa në mbrojtje.

Por nuk ndodhi kështu me Ronaldon, për të cilin e luante e gjithë skuadra që të shënonte. Këtë e tregojnë dhe shifrat, ku portugezi arriti të shënonte 101 gola në 134 paraqitje me Juven, por humbën titullin në sezonin e fundit të Serisë A dhe zero sukses në Champions.

Shumë kritikë të futbollin janë shprehur se Juve u nxitua me nënshkrimin e Ronaldos pasi vetë ndikimi i tij si lojtar dhe fama bëjnë që të diferencohet nga pjesa tjetër e skuadrës, gjë e cila sjell shumë pasoja në rezultate. Alegri nuk kishte faj kur u largua nga Juve pikërisht në vitin kur mbërriti Ronaldo, për tu emëruar sërish si trajner i bardhezinjve në kohën që Ronaldo u largua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"