Deklarata e Grizmanit, katalanasit përçahen nga francezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 18:22

Deklarata e Grizmanit, katalanasit përçahen nga francezi

Deklarata e Antuan Grizmanit pas humbjes së finales së Superkupës me Bilbaon ka krijuar sërish polemika në skuadër. Sulmuesi francez tha se mbrojtja duhet të bëjë më mirë dhe të fillojë të flasë për të larguar topin.

grizman

“Nuk mund të bëjmë gabime të tilla. Mbrojtja duhet të jetë më e përqendruar dhe të flasin me njëri-tjetrin”, tha sulmuesi francez shumë i zhgënjyer dhe i rebeluar. Sigurisht që diçka e tillë i ka lënë të shtangur lojtarët e tjerë dhe ata janë ndier të fyer nga kjo deklaratë.

Nuk kanë shprehur asnjë ndaj lojtarit, por me njëri-tjetrin bisedojnë nën zë se kurrë nuk janë ankuar për gabimet që ka bërë Grizman përpara portës kundërshtare. Ata e konsiderojnë futbollin si lojë grupi dhe kur gabojnë, gabojnë të gjithë. Kjo gjë sjell polemika të tjera në horizont, në një skuadër që gjithmonë nuk ka gjetur qetësi në vitet e fundit nga përçarjet dhe problemet në dhomat e zhveshjes. Dukej sikur këto gjëra kishin përfunduar, por mjaftoi një humbje në finale për të krijuar sërish polemika dhe momente të tilla në ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"