Deklarata e Edi Ramës, Briken Calja i përgjigjet kryeministrit: Zyrtarët e paaftë ju keqinformojnë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2019 | 22:00

Deklarata e Edi Ramës, Briken Calja i përgjigjet kryeministrit: Zyrtarët e paaftë ju keqinformojnë!

Peshëngritësi Briken Calja, ka reaguar nëpërmjet një letre të hapur, pas fjalëve të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme.

briken calja

Gjatë emisioni “Opinion” ditën e djeshme, Edi Rama shprehej se Shqipëria ka një kuadër ligjor, që shpërblimet jepen vetëm për medaljen e artë, dhe jo vetëm në njërën nga disiplinat, shkëpute apo shtytje, ndërsa ndër të tjera shprehej se Caljen, bashkë me Izmir Smajlajn, po bëheshin gati që t’i punësonin në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ndërkohë, ditën e sotme, nuk ka vonuar as reagimi i peshëngritësit Briken Calja. Në një letër të hapur, peshëngritësi shprehet se qoftë nga padija apo paaftësia, specialistët e Ministrisë së Sporteve, e kanë keqinformuar kryeministrin, pasi shpërblimi bëhet për medaljet si në shtytje, ashtu edhe në shkëpute, por edhe në fund për dygarësh.

REAGIMI I BRIKEN CALJES

PËRGJIGJE DHE SHPJEGIM NDAJ FJALËS SË KRYEMINISTRIT Z.RAMA DJE NË EMISIONIN OPINION

Z.Kryeministër, së pari ju falenderoj për përgjigjen ndaj problemit që unë po has në lidhje me shpërblimin e medaljeve si shkak i meseleve të një keqinterpretimi me ose pa dashje.

Së dyti, e ndoqa me vëmendje fjalën tuaj mbrëmë dhe po ju them që më është shtuar besimi që ju do i jepni një zgjidhje situatës.

Por nga ana tjetër, doja t’ju shprehja drejtpërdrejt faktin që zyrtarët e Ministrisë ju kanë keqinformuar dhe kanë përcjell tek ju një informacion që nuk ka asnjë bazë dokumentare.

73147793_3462674043771366_2159193996591628288_o

Ekziston një dispozitë e qartë ligjore, jam shumë darkord me ju, dhe kjo dispozitë ligjore mbështetet në rregullat ndërkombëtare të Federatës Botërore, por doja t’ju vija në dijeni që rregullat ndërkombëtare nuk lexohen mbrapsht ashtu si i lexojnë qoftë nga paaftësia, qoftë nga padija specialistët e Ministrisë të cilët kanë bërë gjithë këtë mesele keqinformimi, duke ngritur një situatë aspak normale e të favorshme që unë të garoj e të jap më të mirën për ekipin kombëtar. Po ju vë në dispozicion letrën që Federata Botërore i ka dërguar Ministrisë së Arsimit dhe sporteve si kthim përgjigje me kërkesë të kësaj të fundit lidhur me informimin mbi numrin e medaljeve dhe përcaktimin e shpërblimeve. Siç shikohet qartë nga kthim-përgjigjja, rregullat ndërkombëtare që ju përmendni thonë qartë që në Kampionate Evropiane dhe Botërore sportisti mund të fitojë deri në tri medalje (shtytje, shkëputje, dygarësh) dhe shpërblimi bëhet në bazë të këtyre mendaljeve siç edhe ju e thatë. Vetëm në rastin e lojrave Olimpike sportisti mund të fitoj vetëm një medalje (dygarësh).

Për shpjegim dhe saktësim doja t’ju thoja që nuk po diskutojmë mbi VKM-në përkatëse por thjesht zbatimin e saj. Ligji i sportit është më i miri i viteve të fundit por zbatimi i tij mbetet sfidë e madhe.

73066031_3462699713768799_8532790722141618176_o

Dua t’ju marr disa minuta nga koha juaj e t’ju ftoj që ti hidhni një sy VKM-së, letrës kthim-përgjigjeje dhe rregullave ndërkombëtare për shpërblimet.

Jam i gatshëm të bashkëpunoj në çfarëdo forme që ti japim drejtimin e duhur kësaj rrëmuje artificiale të ngritur pa shkak.

Jam i gatshëm dhe sfidoj këdo që lexon mbrapsht një fjali të shkruar drejt dhe shqip.

Në pritje të zgjidhjes,

Brikeni

uyy

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"