Deklarata e agjentit: Bejl është yll, vlen sa Nejmari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 18:23

Deklarata e agjentit: Bejl është yll, vlen sa Nejmari

Agjenti i uellsianit Garet Bejl, Xhonatan Barnet është i sigurt se lojtari i Realit vlen të paktën 222 milionë euro, shifër e njëjtë me atë që pagoi PSG-ja për të blerë sulmuesin brazilian Nejmar. Barnet ka thënë se Bejl në të ardhmen mund të fitojë “Topin e Artë” dhe bën me dije se Bejl është shumë i lumtur në Madrid.

bejl

Në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”, Barnet thotë ka pasur ekipe italiane që mund ta transferonin. “Për momentin, asnjë klub italian nuk mund ta blejë Bejlin. Mendoj se ai nuk do të lërë kampionatin spanjoll, për Serinë A. Por është i lumtur në Madrid.

Megjithatë, në futboll mund të ndryshojnë shumë gjëra dhe kurrë nuk i dihet, por e do shumë Madridin Bejl vlen 222 milionë euro, po aq sa Nejmari”, thotë Barnet. Madje, agjenti i Bejlit bën një deklaratë që shton akoma më shumë emocionet e duelit të nesërm mes Realit dhe PSG-së.

Bejl Real 2

“Bejl nuk ka nevojë që Ronaldo të largohet nga skuadra, apo të shkojë në një skuadër tjetër për të treguar që është yll. Ai shkëlqen edhe tani me Realin dhe është lojtar i rëndësishëm i kësaj skuadre”, tha agjenti i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"