Dejvis mund të kishte qenë një lojtar i Barcelonës, presidenti Bartomeu e refuzoi: Ai është kanadez, jo faleminderit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 18:15

Dejvis mund të kishte qenë një lojtar i Barcelonës, presidenti Bartomeu e refuzoi: Ai është kanadez, jo faleminderit

Alfonso Dejvis po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij. Kanadezi u ble nga Bajern Mynih për 10 milionë euro nga ekipi i Vankuverit.

dejvis

Por e ardhmja e 19 vjeçarit mund të kishte qenë komplet tjetër. Siç zbulon gazetari spanjoll Luiz Omar Tapia, Dejvis i është ofruar Barcelonës por presidenti Bartomeu ka refuzuar. Hristo Stoiçkov foli me presidentin e Barcelonës për Alfonso Dejvisin disa ditë para se Bajerni ta blinte atë, por Bartomeu e refuzoi duke thënë: “Ai është kanadez, kështu që jo faleminderit”.

Ndoshta më mirë për Dejvis që nuk përfundoi tek Barcelona, pasi do kishte përjetuar një turpërim 8-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"