Dejvid dhe Viktoria Bekam do të kenë 10 nipër e mbesa? Djali i legjendës angleze zbulon planet e tij për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 21:09


Dejvid dhe Viktoria Bekam do të kenë 10 nipër e mbesa? Djali i legjendës angleze zbulon planet e tij për të ardhmen

Dhe pse është martuar vetëm disa muaj më parë, Bruklin Bekam e ka bërë të qartë se dëshiron fëmijë, duke ‘paralajmëruar’ se Dejvid dhe Viktoria do të kenë deri në 10 nipër e mbesa.

Bruklin Bekam u martua me Nikola Peltz këtë vit,pavarësisht thashethemeve të fundit se ajo nuk shkon mirë me vjehrrën e saj, Viktorian.

Pavarësisht spekulimeve të tilla, dyshja duken se janë shumë në rregull me jetën e tyre bashkëshortore dhe Bruklin ka pranuar në një intervistë se fëmijët janë në planet e afërta.

“Gjithmonë kam dashur të bëhem baba”, – tha Bekam në një intervistë për Entertainment Tonight.

“Vazhdoj t’i them gruas sime se mezi pres të bëhem baba. Unë jam gati për fëmijë, por gjithmonë i them gruas sime, kur të duash, unë jam i gatshëm të kem 10 fëmijë,”- përfundoi ai.


PANORAMASPORT.AL