Dejvi Bregu përshëndetet mes lotësh: Milinkoviç më bëri burrë, ja kush vendos për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 18:39

Dejvi Bregu përshëndetet mes lotësh: Milinkoviç më bëri burrë, ja kush vendos për të ardhmen

Ndeshja e fundit në Gjirokastër, përshëndetja dhe lotët në fund…

Ishin lot që dalin nga shpirti, i jam shumë mirënjohës çdo njeriu që më ka përkrahur. Dua të falenderoj çdo shok të skuadrës dhe drejtues.

32918584_10209099297799762_6445264873428353024_n

Do luash me Skënderbeun, apo do transferohesh diku jashtë? Kush është skuadra e ardhshme?

Kartoni im është i Skënderbeut, dhe për të ardhmen e di agjenti im dhe klubi i Skënderbeut.

I kënaqur me pozicionin që do të ketë Luftëtari deri në fund?

Jam shumë krenar. Të gjithë këtu janë krenar. Të gjithë e meritojnë këtë sakrificë. Shpresoj që të gjithë ta njohin këtë mund tonë.

Ku je përmirësuar më shumë në këto 2 vite?

Jam përmirësuar në gjithçka. Milinkoviç më bëri burrë. Përveç cilësive të mira teknike më mësoi që duhet të vrapoj. Lika më ka përmirësuar në pozicionin tekniko-taktik dhe nga personaliteti jam rritur. Kjo ka ardhur nga minutat që ky klub më besoi, unë mendoj që ia u shpërbleva në mënyrën më të mirë të mundshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"