Dejan Lovren surprizon me të ardhmen, mbrojtësi 33-vjeçar rikthehet te klubi i njohur pas 10 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2023 | 17:22

Dejan Lovren surprizon me të ardhmen, mbrojtësi 33-vjeçar rikthehet te klubi i njohur pas 10 vitesh

Dejan Lovren, ka surprizuar me të ardhmen, teksa së fundmi është zyrtarizuar te skuadra franceze e Lionit. Ka qenë vetë klubi i Ligue 1 që ka konfirmuar lajmin me një postim në llogarinë zyrtare në Twitter.

LOVREN

33-vjeçari rikthehet kështu pas 10 vitesh te Lioni, teksa së fundmi ishte pjesë e Zenitit në Rusi. Lovren ka veshur edhe në sezonet 2010-2013 fanellën e skuadrës franceze ku numëroi 72 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

Më pas mbrojtësi kroat vijoi karrierën te Sauthempton, Liverpul dhe së fundmi ishte pjesë e Zenitit. Me kombëtaren e Kroacisë mbrojtësi numëron 78 ndeshje dhe 5 gola të shënuar.

“Jam shumë i lumtur që kthehem tek Lioni, klubi që më hapi dyert e futbollit ndërkombëtar. U largova nga Lioni në vitin 2013 me keqardhje, sepse kisha ndjenjën se nuk shfaqa gjithçka. Dua të tregoj se çfarë lojtari jam në të vërtetë”, – tha Lovren në faqen e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"