“Deja-Vu” për lojtarët e Interit, Vidal e pëson njësoj si Adriano

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 15:43

“Deja-Vu” për lojtarët e Interit, Vidal e pëson njësoj si Adriano

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për mesfushorin e Interit Arturo Vidal. Kiliani ka rënë pre e hajdutëve të cilët kanë vjedhur sende me vlerë ë shtëpinë e tij.

Vidal Inter

Lajmi u bë publik nga mediat italiane, por ngjarja ka ndodhur më përpara. Vjedhja ndodhi gjatë derbit Milan- Inter në datën 7 nëntor, në kohën që po zhvillohej ndeshja. Sipas raportimeve të bëra hajdutët kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme por dhe Mercedezin e mesfushorit. Policia vendase është duke bërë hetimet për të gjetur fajtorët.

Interesante është fakti se Vidal jeton në të njëjtën zonë që ka qëndruar dhe ish-sulmuesi i Interit, Adriano. “Perandori” ra pre e hajdutëve në vitin 2008.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"