“Deja vu” në Kupë, Bylisi synon të përsërisë ndeshjen e 2019-ës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 9:38

“Deja vu” në Kupë, Bylisi synon të përsërisë ndeshjen e 2019-ës

Bylisi pas Teutës është grumbulluar dhe mendjen e ka te sfida me Laçin, një duel mjaft interesant, për vetë synimet që kanë të dyja ekipet në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë. Ballshiotët këtë sezon kanë shpalosur ambiciet e tyre, Europën, nëpërmjet kampionatit ose Kupës së Shqipërisë, që duan t’i shkojnë deri në fund. 

laci bylis

Skuadra ballshiote do të jetë e plotë në sfidën e sotme në “Adush Muça”, ndërsa synimi është marrja e një fitoreje bindëse, për të hedhur një hap të sigurt drejt kalimit të turit nga skuadra e Dovedanit. Kujtojmë që Laçi këtë sezon nuk ka fituar në asnjë ndeshje me Bylisin. Në Laç, sfida përfundoi në barazim dhe në Ballsh, vendësit fituan 1-0. Por, Kupa është ndryshe nga kampionati, ndonëse ballshiotët kanë si synim vetëm fitoren, për të kërkuar kthesën, aq më tepër që luajnë në sytë e tifozëve të tyre që i kanë mbështetur edhe në Tiranë dhe Durrës.

bylis

KONTIGJENTI – Në ndeshjen e sotme, ballshiotët do të jenë të plotë, ndërsa, trajneri Dovedan do të vendosë vetëm për lojtarët që do të hedhë në fushën e blertë. Presidenti Besnik Kapllanaj ka bërë disa afrime mjaft cilësore në këtë merkato dhe Bylisi ka alternativa të shumta. Ndaj dhe në Ballsh duan “kokën” e Laçit, e më pas do të mendojnë për kampionatin.

E SHKUARA – Shqipëria njeh ndeshje të forta që prej disa dekadash, të cilat kanë dalluar për spektaklin në fushë dhe tribuna, por edhe nga ato që kanë dhuruar ngjarje të bujshme dhune apo përplasjesh, ku kujtojmë ndeshjet mes fqinjëve. Megjithatë, në vitet e fundit në Shqipëri është krijuar një tjetër takim derbi, ai mes Bylisit dhe Laçit.

Laci-Bylis, finalja e kupes moment tensioni

Skuadrat e përmendura më sipër patën përballjen e tyre më të fortë në finalen e Kupës së Shqipërisë në sezonin 2012- 2013, e cila u fitua nga kurbinasit me gol të Emiliano Çelës në minutën e 120-të. Por, që nga ky takim, për vetë padrejtësitë në fushën e lojës, përballja u bë më e ashpër. Një vit më pas Bylisi priti Laçin në “Adush Muçaj”, ndërsa incidenti kundër skuadrës bardhezi, por edhe delegatit të ndeshjes arriti kulmin, gjë që i përjashtoi mallakastriotët nga Superiorja. Aty derbi u ndez edhe më shumë, teksa vjet u rikthye ky takim, ndonëse Bylisi ishte në të Parën. Ballshiotët këtë vit do të kenë mundësi që të ndeshen sërish me laçianët, ku ky takim rikthehet sërish për Kupën e Shqipërisë. Kujtojmë që vjet në Kategorinë e Parë, në Ballsh, Laçi u mund 2-0 në Ballsh dhe fitoi 3-0 në Laç, edhe kjo një ndeshje mjaft e kontestuar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"